Dëshmitari A: Më rrahën pa mëshirë

Lajme

Dëshmitari A: Më rrahën pa mëshirë

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 08:54

Dëshmitari i mbrojtur i koduar me shkronjën A, ka rrëfyer në gjykatë se si është rrahur dhe maltretuar nga të akuzuarit e rastit “Drenica II”.
Ky rast pas një pauze ka rifilluar të hënën në Gjykatën Themelore ne Mitrovicë që gjendet në veri të këtij qyteti, ku akuzohen Sylejman Selimi, Hysni Thaçi, katër vëllezërit Demaku dhe katër vëllezërit Demaj nga fshati Obri e Komunës së Gllogovcit.

A-ja ka deklaruar se i ka ende plagët e hapura në organet gjenitale. Në aktakuzë shkruan se “Dëshmitari A” përveç që u detyrua të rrihej me “Dëshmitarin B”, në një moment u kap për organi gjenital me një mjet të hekurt, duke u tërhequr zvarrë nëpër dysheme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat