Familjarët kërkojnë zgjidhje që të mos luhet me përmendoret

Lajme

Familjarët kërkojnë zgjidhje që të mos luhet me përmendoret

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 08:20

Dy përmendore dëshmorësh të ngritura tek pishat e fshatit Llazicë të Malishevës parashihet të lëvizen nga vendet e tyre, për shkak të trasesë së re të magjistrales Prishtinë-Pejë, ndërkohë që familjarët e dëshmorëve nuk po pajtohen me vendimet e Ministrisë së Infrastrukturës.

Përmendorja e dëshmorit Ahmet Alush Pantina nga Gllareva e Klinës është ngritur në vendin e rënies së tij dëshmor, disa metra nga asfalti i kësaj magjistraleje, rreth vitit 2001 nga familjarët e tij, që u kishte kushtuar rreth 20 mijë marka atëkohë.

Para disa kohësh zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës i kanë thënë Alush Pantinës, prindit të dëshmorit, se përmendorja duhet të lëvizë nga ai vend, pasi “projekti i rrugës e ka rrok edhe përmendoren”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat