DnV: Prezanton raportin ‘Zgjedhjet e jashtëzakonshme me sfida të zakonshme’

Lajme

DnV: Prezanton raportin ‘Zgjedhjet e jashtëzakonshme me sfida të zakonshme’

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 08:12

Demokracia në Veprim (DnV) sot prezanton raportin “Zgjedhje të jashtëzakonshme me sfida të zakonshme”, ku do të paraqiten disa nga parregullësitë që e përcollën procesin zgjedhor, si dhe rekomandimet se si mund të tejkalohen ato.
Në këtë raport do të rekomandohet edhe rreth përmirësimit të procesit të administrimit të zgjedhjeve dhe se si të avancohet fushata e edukimit të votuesve. Të gjitha këto do të prezantohen në tryezën me titull “Zgjedhjet e fundit – mundësi për reflektim në legjislacionin zgjedhor” me ç’rast do të publikohet raporti përfundimtar i vëzhgimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit 2014..

Ndryshe, zgjedhjet e 8 qershorit 2014 erdhën si rezultat i vendimit të Kuvendit të Kosovës për vetë-shpërndarje. Edhe këto zgjedhje u organizuan me sistemin e vjetër zgjedhor, meqë subjektet politike nuk arritën marrëveshje për ta ndryshuar legjislacionin zgjedhor, përkundër që këtë proces e kishin filluar në prill të vitit 2011 pas miratimit të Rezolutës në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat