Formula e daljes nga kriza

Lajme

Formula e daljes nga kriza

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 08:08

Kriza politike në Kosovë do të hyjë në fazën e vetë të fundit tek pas seancës së 18 shtatorit.
Në rast të dështimit të kësaj seance, gjë që pritet të ndodhë nëse palët nuk ndryshojnë qëndrimet, atëherë do të duhet aktivizimi i Gjykatës Kushtetuese për t`i dhënë fund njëherë e përgjithmonë ngërçit që po e përcjell vendin qysh prej 9 qershorit.

Burime ndërkombëtare kanë shpjeguar për gazetën se që disa ditë po konsultohet një skenar që po del të jetë i vetmi për kapërcimin e gjendjes, nëse PDK në njërën anë dhe blloku VLAN në anën tjetër, mbesin në pozicione të palëkundura.

Sipas këtij skenari, menjëherë pas dështimit të PDK-së që të zgjedhë kandidatin e saj për kryeparlamentar, seanca do të ndërpritet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat