Rasmussen: Pa Ballkanin në BE dhe në NATO nuk është e kompletuar zona euroatlantike

Lajme

Rasmussen: Pa Ballkanin në BE dhe në NATO nuk është e kompletuar zona euroatlantike

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 08:07

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cili së shpejti përfundon mandatin në krye të NATO-s, për t’u zëvendësuar nga norvegjezi Jens Stoltenberg, ka ftuar vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere që të shtojnë investimet e tyre në mbrojtje dhe siguri duke thënë se “vlerat e demokracisë liberale janë të rrezikuara dhe Aleanca duhet t’i mbrojë ato”.
Duke folur në një konferencë të organizuar nga instituti “Carnegi Europe” në Bruksel, Rasmussen ka thënë se krimet e të ashtuquajturit “Shtet Islamik” dhe agresioni i Rusisë në Ukrainë janë sfidat kryesore të rendit demokratik liberal botëror.

“Liria nuk ka çmim. Siguria dhe liria nuk mund të merren si të garantuara. Siguria nuk vjen falas, por pasiguria kushton shumë më shtrenjtë”, ka thënë shefi i NATO-s në një prej paraqitjeve të tija të fundit të hënën në Bruksel, duke konstatuar se “sot nuk parashtrohet më pyetja se a i duhet apo jo botës NATO-ja, por kërkohet të ketë më shumë NATO”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat