Apeli i vajzës që po kërkon ndihmë për vjedhjet në fshatin e saj

Lajme

Apeli i vajzës që po kërkon ndihmë për vjedhjet në fshatin e saj

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 10:04

Vjedhjet e shumta, thyerjet e 3 apo 4 shtëpive për një natë, kanë detyruar një banore të këtij fshati të kërkojë ndihmë nëpërmjet medieve.
Ajo ka vendos të rrëfejë gjithçka, pasi thotë se askush nuk po ndërmerr asgjë.

Më poshtë e sjellim të plotë letrën:

“Ju shkruaj sot, të ju jap një lajm mjaft të rëndësishëm për vendin tim. Problemi im është paraqitja e hajnisë në regjionin tim.

Ka më shumë se 1 muaj që fshati im, fshati Voksh, jetojmë nën ankth për shkak se çdo natë thyhen më shumë se 3 apo 4 shtëpi nga hajnat. Është bërë shumë e vështirë jetesa në këtë fshat dhe ende, pothuajse 1 muaj kanë kaluar dhe askush nuk ndërmerr asnjë aksion për këtë. Policia po mundohet që t’i kapë, por është e kotë – mendoj se ju nevojiten përforcime. Andaj përmes gazetës tuaj kërkoj që Qeveria e Kosovës të bëjë diçka.

Deri kur më, ne do të jetojmë çdo natë me ankthin se kur do hyjnë hajnat?

Çfarë do të ndodh me ne? A do të shpëtojmë nga ai? Të flemë sonte apo të bëjmë roje. Është e vërtetë, një ankth i tmerrshëm që çdo ditë jetoj me shpresë se do përfundoj. Flitet se një prej tyre, d.m.th. hajnave, me inicialet A. M. së bashku me të birin e tij janë të armatosur mirëpo nuk mund të ju siguroj se kjo info është e sigurt përderisa nuk e kam parë ende me sy të mi.

Regjioni i fshatit Voksh te Deqanit, duke përfshirë Pobergj, Dranoc, Sllup ka më shumë se dhjetëra e dhjetëra shtëpi të plaçkitura”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat