Valon Maloku: LDK'ja u bë ”synet” kur e hoqi Dacin (Video)

Lajme

Valon Maloku: LDK'ja u bë ”synet” kur e hoqi Dacin (Video)

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 22:14

Humoristi Valon Maloku, i njohur ndryshe edhe si Valamala, këtë vit kishte aderuar zyrtarisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e menjëherë kishte hyrë në listën për deputet në zgjedhjet e fundit.

Ai nuk kishte fituar vota të mjaftueshme për të qenë deputet. Interesimi i tij për këtë subjekt kishte qenë qysh moti. Mirëpo, si duket ai nuk kishte qenë i interesuar të inkuadrohet pa u “bërë synet” LDK-ja. Të paktën kështu e kishte quajtur ai procesin e ndarjeve në LDK. Këtë e kishte thënë në ahengun e Astrit Haraqisë, kur ky i fundit e kishte bërë djalin synet.

“Synetia është kur pastrohet trupi. Edhe LDK-ja kur ka dashtë mu pastru e ka hek Nexhat Dacin” ka thënë ndër të tjera Maloku, në rolin e humoristit.

Kjo është video që ka siguruar Prishtina Magazine ky shihet Valon Maloku, Astrit Haraqija e disa të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat