BIK-u dhe SHIK-u të japin llogari për ekstremizmin radikal

Lajme

BIK-u dhe SHIK-u të japin llogari për ekstremizmin radikal

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 17:06

Nga një sulm ajror në Irak, dy ditë më parë janë vrarë 11 luftëtarë të Shtetit Islamik (ISIS). Tetë prej të vrarëve janë shqiptarë, gjashtë nga Kosova, një nga Maqedonia dhe një nga Shqipëria. Të vrarët nga Kosova gjatë këtij sulmi janë Sinan Muji nga fshati Bresalc Ebu Sofjani, Ebu Sajmiri nga Mitrovica, Ebu Ubajde, Zeqir Qorraj dhe Liridon Sadiku. Siç është raportuar Sinan Muji me vete në Siri e kishte edhe familjen e tij, gruan dhe fëmijën. Por, për këtë hov të të rinjve shqiptarë nuk duhet lënë faji vetëm atyre, por edhe vendeve ku jetojnë, sepse papunësia e madhe, varfëria në Kosovë e Shqipëri nuk është çudi se fut kokën e të rinjve në gërshërë.

Avni Islami, ekspert i çështjeve të sigurisë dhe luftës ndaj ekstremizmit, thotë për gazetën “Bota sot” se, që prej kur filloi lufta në Siri, kundër Asadit, shumë luftëtarë ju bashkuan ushtrisë siriane e cila e kishte edhe mbështetjen e perëndimit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat