Sabri Hamiti nuk po krijon grup parlamentar, spekulim i SHIK-ut

Lajme

Sabri Hamiti nuk po krijon grup parlamentar, spekulim i SHIK-ut

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 16:13

(I plotësuar) - Burime të gazetës “Bota sot” të afërta me prof.Sabri Hamitin thonë në mënyrë kategorike se është spekulim i pastër, i radhës se Sabri Hamiti po krijon Grup Parlamentar. “Nuk është e vërtetë aspak, normalisht që s’ka gjë të vërtetë, nuk po dinë se me çfarë pallavra, PDK-në ta nxjerrin nga situata ku ka rënë”, thotë ky burim i besueshëm i gazetës.
Sabri Hamiti nuk e ka pasë stil kurrë me folë nëpër medie për punë të partisë. “Ai flet në forume të partisë, qëndrim i Kryesisë ka qenë që të përkrahet koalicioni që është formuar. Askush nga anëtarët e Kryesisë nuk ka qenë kundër. E kjo ishte një propagandë e radhës e SHIK-ut, dhe e atyre që janë kundër Isës, brenda LDK-së, thotë ky burim.
Më tej, këtë lajm e vë në kontekst të spekulimeve të vazhdueshme të PDK-së dhe SHIK-ut, si ditë më parë kur trumbetuan se pesë deputetë të LDK-së do të votonin kandidatin e PDK-së për kryetar Kuvendi.
“Kur nuk u piu ujë ajo me shitjen e 5 deputetëve e kanë gjetë tash Sabriun me thanë që ky është kundër, duke e njohur natyrën e tij, se nuk merret me spekulimet e mediave”, thotë ky burim i gazetës, duke e mohuar në mënyrë kategorike këtë lajm të tipit sensacional.
Sabriu edhe publikisht disa herë ka qenë në favor të themelimit të një shumice shqiptare në Parlament, e cila nuk varet nga pakicat. E ky koalicion që është krijuar besoj se është në atë vazhdë”, thotë ky burim për gazetën “Bota sot”.

“Mësohet se Sabri Hamiti, ndër themeluesit dhe anëtarët me të vjetër të Lidhjes Demokratike të Kosovës bashkë me një grup deputetësh të tjerë të këtij subjekti politik kanë vendosur tashmë që rrugëtimin e tyre në politikë ta vazhdojnë si anëtarë të grupit parlamentare të LDK-së, e jo të LAN-it (LDK-AAK-NISMA)”, ka shkruar më parë portali indeksonline, të cilat hidhen poshtë. BS

Shpërthen LDK, Sabri Hamiti formon grup të ri parlamentar?!

Përpjekjet për të vepruar edhe më tej në kundështim me interpretimin kushtetues të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, sa i takon pozicionit të kryeparlamentarit dhe shërbimi politik që LDK po i bën AAK-së në raport me pozitën e kryeministrit, bashkë me imazhin çdo dite e në rënie të LDK si parti nacionale dhe e vlerave të mirëfillta demokratike, që sakrificën e e saj e ka sublimuar në kontinuitet në të mirën publike të Kosovës, kanë bërë që pakënaqsitë brenda saj të arrijnë pikën e vlimit thonë nga brenda LDK-së.
Mësohet se Sabri Hamiti, ndër themeluesit dhe anëtarët me të vjetër të Lidhjes Demoraktike të Kosovës bashkë me një grup deputetësh të tjerë të këtij subjekti politik kanë vendosur tashmë që rrugëtimin e tyre në poltikë ta vazhdojnë si anëtarë të grupit parlamentare të LDK-së, e jo të LAN-it (LDK-AAK-NISMA). “Ne jemi mandatuar si deputet të LDK-së dhe asnjëher të ndonjë subjekti tjetër politik, dhe në këtë rrethanë do ti qëndrojmë besnik vetëm votuesit të LDK-së dhe askujt tjetër”, ka thënë një deputet i LDK në kushte anonimiteti.
Mësohet poashtu se që në fillim të iniciativës politike të Bllokut, ka pasur zëra brenda LDK-së që kanë kundërshurar një nismë të tillë si kundër interesit politik të LDK-së, por mbi të gjitha kjo ka kulmuar kur Gjykata Kushtetuese e ka shpalluar anti kushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës Kryetar Kuvendi, dhe se një gjë e tillë i takon vetëm grupimit më të madh parlamentar të dal nga zgjedhjet, rrrjedhimisht PDK-së…
Ndarja është bërë edhe më e thellë pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet LAN dhe Vetëvendosjes, pasi që ende janë të freskta akuzat për korrupsion dhe nepotizëm që Albin Kurti dhe aktivistë tjerë ia kishin bërë LDK-së dhe Isa Mustafës.
Burimet e Indeksonline brenda LDK-së kanë thanë që formimi i grupit paralmentar të LDK-së, bëhet ekskluzivisht për ta ruajtuar unitetin dhe imazhin e LDK-së si parti konstitucionaliste dhe shtet-formuese dhe asesi për ndarje pushtetesh. Jo parimësia e bashkimit të LDK-AAK-NISMA dhe VV, të ndërtuar mbi interesa individuale dhe asesi programore ka bërë që një pjesë e anëtarësisë dhe deputetëve të LDK-së të kërkojnë ruajten e sovranitetit dhe imazhit të LDK-së edhe në rrethanat e qëndrimit në opozitë.
“Ne ndahemi dhe do të jemi të hapur për të gjithë ata që ndjehen LDK dhe që kanë orientime programore dhe afërsi parimore me LDK-në e vërtet. Negociojmë barabarëshsisht më të gjitha palët, në interes të zgjidhejes së momentumit politik të krijur në vend, dhe në interest të përgjithëm të Kosovës. Ne nuk jemi përjashtues, por jemi kundër shkeljes së kushtetutës në vazhdimiësi dhe sakrifikimit të interesave të LDK-së për parti a grupime politike që konceptualisht janë kundër LDK-së. Në parim nuk jemi as me PDK-në as me LVAN, jemi LDK dhe jemi të hapur për ta tejkaluar situatën aktuale, qoftë me PDK-në qoftë me LVAN-in”.
Mësohet se emrimi i Sabri Hamitit është bërë me frymë të përbashkët si rezultat i thirrjes së tij të lartë shkencore, moshës dhe aktivitetit të tij te hershem në LDK. Ai përbën njeriun unifikues rreth të cilit në këtë fazë janë mbledhur disa prej emrave të kësaj legjislature.
Indeksonline ka mësuar emrat e deputetëve të LDK-së, por për korrektësi ndaj tyre dhe opinionit publik nuk do ti shpalosim deri në zyrtarizimin e kësaj nisme. /Indeksonline/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat