Lipjani akuzon Qeverinë qendrore për bllokim të rishikimit të buxhetit

Lajme

Lipjani akuzon Qeverinë qendrore për bllokim të rishikimit të buxhetit

Më: 3 shtator 2014 Në ora: 08:58

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, nuk i ka punët hiç mirë me Qeverinë e Kosovës në ikje. Ai po e akuzon Ekzekutivin në krye me kryeministrin Hashim Thaçi se e ka bllokuar miratimin e rishikimit buxhetor të Komunës që drejton, ndërsa, sipas tij, janë qytetarët që po dëmtohen me këtë rast.
Kreu komunal, Ahmeti, ka theksuar se bllokada e rishikimit buxhetor nga Qeveria në largim po dëmton rëndë Komunën e Lipjanit. Ndërkohë që, edhe pse Ahmeti ka shprehur siguri se mosmiratimi i rishikimit buxhetor po pamundëson implementimin e projekteve emergjente në komunën e tij, nga ana tjetër opozita e kësaj komune duke mos u pajtuar me këto konstatime ka thënë se është pikërisht Ekzekutivi komunal në krye me Ahmetin që e ka sjell këtë gjendje dhe që nuk i ka bërë mirë llogaritë në kohën e rishikimit buxhetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat