Grupi i Pavarur i Studentëve kërkojnë transparencë nga rektori i ri

Lajme

Grupi i Pavarur i Studentëve kërkojnë transparencë nga rektori i ri

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 19:26

Grupi i Pavarur i Studentëve, përmes një njoftimi për media i kanë uruar pozitën rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahut, i cili është zgjedhur sot.
Duke shpresuar në një vendim të drejtë të Këshillit Drejtues për përzgjedhjen e Zejnullahut në pozitën e rektorit, Grupi i Pavarur i Studentëve, po ashtu uron që praktikat e mëhershme të Universitetit të mos përsëriten dhe që përfundimisht ndikimi partiak të jetë jashtë Universitetit, fenomen i cili, sipas tyre në vazhdimësi e ka degraduar këtë institucion.

Ata po ashtu përmes këtij njoftimi, kërkojnë transparencë më të madhe nga rektori i ri.

“Rektorit të ri i urojmë punë të suksesshme në dobi dhe shërbim të studentëve. Gjithashtu nga rektori i ri kërkojmë të jetë syhapur ndaj keqpërdorimeve në Universitet, t'i jap rëndësi transparencës së plotë, si dhe të jetë më i hapur ndaj studentëve për çdo lloj shqetësimi që ata mund të kenë. Të shtyjë procesin e hetimit të thirrjeve akademike dhe doktoratave si dhe të marrë masa për secilin individ të papërgjegjshëm në Universitet”, thuhet në fund të njoftimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat