Ilir Deda: Strategjia e PDK’së është bllokimi i institucioneve

Lajme

Ilir Deda: Strategjia e PDK’së është bllokimi i institucioneve

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 17:57

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka thënë se më së miri do të ishte PDK të lejojë konstituimin e Kuvendit nga shumica parlamentare.
Ai ka thënë se strategjia e PDK’së është bllokimi i institucioneve dhe moslejimin e partive tjera të formojnë Qeverinë.

Deda ka thënë se PDK s’i ka numrat dhe nuk ka shumicën në Kuvend.

“PDK duhet të lëshojë rrugë. S’duhet të bllokojnë sepse kjo bllokadë nuk është e mirë për funksionim të Kosovës”, ka shtuar ai.

Sa i përket koalicionit me PDK’në, Ilir Deda ka thënë se s’ka asnjë formë të bashkëpunimit me PDK’në.

“Jo” është përgjigjur kur është pyetur lidhur me deklaratat e Xhavit Halitit se PDK mund të bëjë koalicion me VV’në.

Deda ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke thënë se është një vendim i pazbatueshëm.

Sipas tij, Gjykata ka ndërhyrë në punët e Kuvendit duke thënë se s’duhet të ketë zgjedhje të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat