Beqiri: Blloku nuk ka pse të takohet me Brovinën e as me PDK-në

Lajme

Beqiri: Blloku nuk ka pse të takohet me Brovinën e as me PDK-në

Nga: Mimozë Lakna Më: 2 shtator 2014 Në ora: 17:06

(E plotësuar) Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri thotë se blloku nuk ka çka të konsultohet me zonjën Flora Brovina andaj edhe do ta refuzoj ftesën e saj për takimin e së enjtes.

”Ne nuk shohim asnjë arsye që t`i përgjigjemi ftesës së zonjës Brovina, të vetmen punë që e ka ajo është që ta thërras seancën. Ne nuk kemi për cka të konsultohemi me të, rregullat janë të qarta si duhet të veproj, ajo duhet ta thërras seancën gjegjësisht ta vazhdoj seancën dhe ta caktoj datën për vazhdimin e seancës konstituive. Nëse ajo nuk e thërret e thërrasim ne”,thotë Beqiri për “Bota sot”.

Po ashtu Beqiri thotë se blloku nuk do t`i përgjigjet as ftesës së PDK-së për një qeveri gjithëpërfshirëse pasi sipas tij nuk kanë se për çka të merren vesh me PDK-në.

“Ne nuk i përgjigjemi një ftese të tillë dhe nuk është komptenecë e zonjës Brovina që t`i thërras liderët, aq më pak liderët e partive politike pasi puna e vetme e saj është që ta thërras seancën konstituive dhe ta caktoj datën e saj. Ne po ashtu kumtesës së PDK-së ia themi të njëjtën gjë, se ne nuk i përgjigjemi ftsës së saj për kurrfarë konsultimesh, për kurrfarë marrëveshjesh me ta sepse nuk kemi çka të merremi vesh me PDK-në, e në këtë rast as me kryesuesën e seancës”, potencon Beqiri pwr “Bota sot”.

Blloku e refuzon ftesën e Brovinës

(E plotësuar)Nga ana tjetër, përfaqësuesit e bllokut LDK-AAK-Nisma për Kosovës, pritet që nesër në orën 13 të mbajnë takim për të shqyrtuar shkuarjen ose jo në mbledhjen të cilën e ka ftuar zonja Flora Brovina.

Ndërkohë, burime të gazetës “Bota sot”, bëjnë të ditur se blloku nuk do t`i përgjigjet pozitivsht ftesës së Brovinës.

"Po blloku tashmë e ka marrë ftesën, mirëpo do ta refuzoj atë", thotë një burim i "Bota sot", i afërt me LAN-in.

Ndryshe, me aktin e ftesës së liderëve të koalicionit, Brovina ka tejkaluar mandatin e saj prej kryesueses së Kuvendit, që i takon pasi që është deputetja më në moshë.
Megjithatë, mbetet në duart e kryetarëve të partive politike nëse do ta respektojnë ftesën e Brovinës e cila tashmë ka arritur në duart e tyre.

Ky takim do të mbahet këtë të enjte

Kryesuesja e seancës konstitutive të Kuvendit, Flora Brovina, këtë të enjte do t’i ftojë në takim konsultativ, liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar rreth vazhdimit të seancës së 17 korrikut.

Brovina i ka thënë KosovaPress-it, se tashmë ajo i ka dërguar ftesat të gjitha partive që janë votuar në Kuvend

“Sot paradite e kam caktuar sekretarinë që ti shpërndajë ftesat për partitë politike parlamentare që participojnë dhe të cilat janë votuar në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Brovina.

Thirrjet prej Brovinës, kanë shkuar veç e veç për Isa Mustafën e LDK-së, Ramush Haradinajn e AAK-së dhe Fatmir Limajn e Nisma-s, pasi që kryesuesja Brovina, nuk i njeh si bllok.

“Unë kam respektuar Kushtetutën dhe ajo më obligon ta bëjë një gjë të tillë dhe kjo kushtetutë ashtu si ka vendosur ashtu edhe i kamë thirr. Normal, se të ndarë edhe janë votuar”, ka thënë Brovina.

Në seancën konstituive të Kuvendit, e cila data e mbajtjes së saj varet prej takimit që liderët politik do të zhvillojnë me Flroa Brovinën, do të ketë vetëm një rend dite.

Flora Brovina i fton në takim konsultues kryetarët e partive

Kryesuesja e Seancës konstituive të Kuvendit dhe deputetja e PDK-së Flora Brovina, iu ka bërë ftesë kryetarëve të subjekteve politike për një takim konsultues. Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Bota sot”, sipas të cilave takimi do të mbahet të enjten në ora 11 në ambientet e Kuvendit të Kosovës, më konkretisht në sallën C301. M.L.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat