Gjermania insiston në dialog dhe në krijimin e Gjykatës Speciale

Lajme

Gjermania insiston në dialog dhe në krijimin e Gjykatës Speciale

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 08:23

Qeveria e Gjermanisë nuk do të ndërhyjë në krijimin e institucioneve të Kosovës, por ka dy kushte që pret të përmbushen nga kushdo që do ta udhëheqë Ekzekutivin e ardhshëm kosovar: vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe funksionalizimin e Gjykatës Speciale për të gjykuar rastet e hetuara nga Task Forca Speciale e BE-së e udhëhequr nga prokurori Clint Williamson.
Për shtetin gjerman e vetmja rrugë që duhet ndjekur për të gjetur zgjidhje të krizës politike të krijuar pas zgjedhjeve të përgjithshme të 8 qershorit është ajo e respektimit të Kushtetutës, ligjeve dhe procedurave të shtetit, pa ndërhyrje të jashtme.
Në këtë aspekt, për Qeverinë e Gjermanisë është krejtësisht e pranueshme kushdo që ta marrë në duar qeverisjen e Kosovës, për aq sa procesi të jetë i rregullt dhe të respektohen obligimet që tashmë ka marrë shteti përballë bashkësisë ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat