Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit (Foto)

Lajme

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit (Foto)

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 00:08

Nuk kaluan shumë minuta, dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Halitit, i cili tha se Hashim Thaëi është më patriot se sa lideri i VV-së, Albin Kurti, i erdhi kundërpërgjigja nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Zëdhënësi i kësaj lëvizjeje, Erzen Vraniqi në një postim në Facebook ka shkruar “patriotizmi etj….” dhe ka postuar tri foto: ku kryeministri i Kosovës, dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi i shtërngon duart me Ivica Daçiqin, një tjetër se si xhandarët serb poshtëruan policët e Kosovës, duke i çarmatosur dhe duke i shkelur me qizmë në kokë, si dhe një të fundit për ndërtimin e të ashtuquajturit “Parku i Paqes”, mbi urën e Lumit Ibër që ndanë Mitrovicën tash e sa vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat