Ahmeti merr ftesë për të vizituar Vjenën

Lajme

Ahmeti merr ftesë për të vizituar Vjenën

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 21:58

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka marr ftesë nga Kryetari i Vjenës, Michael Haup për një vizitë dy ditore.

Ahmeti ka thënë se do të bashkëpunojnë në e transportit publik, arsimit parafillor dhe fillor dhe zhvillimit te qëndrueshëm.

“Sot mora ftesë nga kryetari i Vienës, Michael Häupl, për një vizitë dyditore në Vienë në fillim të tetorit. Do të flasim për bashkëpunimin e Prishtinës me Vienën në fushën e transportit publik, arsimit parafillor dhe fillor dhe zhvillimit te qëndrueshem (agjenda e gjelbërt). Është kënaqësi të bashkëpunojmë me një prej kryeqyteteve më të zhvilluara në Evropë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat