Giffoni: Skandali i vizave në Kosovë u bë pa dijeninë time

Lajme

Giffoni: Skandali i vizave në Kosovë u bë pa dijeninë time

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 21:42

Ish-Ambasadori italian në Kosovë, Michael Giffoni, ka dërguar një reagim në lidhje me shkrimin e para ca ditëve të botuar fillimisht në të përditshmen italiane, “La Repubblica”, e ribotuar nëpër mediat e Shqipërisë e më pas edhe në ato të Kosovës me titull “Ndjekja e 2 terroristëve islamikë të nga Kosovë në Itali me viza të blera në Prishtinë”.
Në këtë artikull përmendet edhe ish-Ambasadori Giffoni si i përfshirë në rastin e skandalit të vizave. Por, ai i hedh poshtë të gjitha këto pretendime duke thënë se nuk ka qenë i vetëdijshëm për këtë rast kriminal që ka ndodhur në Ambasadën të cilën ai e drejtoi deri më 31 shtator të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat