Ahmeti: Qeveria në ikje po e dëmton rënd Lipjanin

Lajme

Ahmeti: Qeveria në ikje po e dëmton rënd Lipjanin

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 21:23

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve theksoi se bllokimi i rishikimit buxhetor nga Qeveria në ikje po dëmton rënd Komunën e Lipjanit, sepse mosaprovimi i rishikimit buxhetor po pamundëson implementimin e projekteve emergjente, ai në këtë rast ka përmendur gjendjen kundërmuese me kanalizimet në disa lolalitete në Komunën e Lipjanit.

“Borxhet e trashëguara dhe bllokimi i rishikimit të buxhetit nga Qeveria, qytetarët e Lipjanit do t’i sjell në situatë të vështirë, sidomos disa lokalitete ku erërat kundërmuese nga kanalizimet e hapura po paraqesin mundësin për epidemi të ndryshme”, tha Ahmeti
“ Qeveria e Kosovës si duket përveç shkurtimeve buxhetore për buxhetet komunale të viteve në vijim ku ka prodhuar shkurtime të mëdha buxhetore sidomos për investime kapitale, sepse rritja e pagave është mbuluar nga mjetet e kategorive tjera buxhetore duke zvogëluar mundësin për investime dhe shërbime më efikase ndaj qytetarëve”, ka thënë kryetari Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat