Tentojnë ta shtypin me veturë imamin Zuhdi Hajzeri, bënte "like" faqe kundër ekstremizmit

Lajme

Tentojnë ta shtypin me veturë imamin Zuhdi Hajzeri, bënte "like" faqe kundër ekstremizmit

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 20:56

Imami Zuhdi Hajzeri nga Peja, thotë se është kërcënuar vazhdimisht nga disa persona, vetëm për shkak të qëndrimeve të tij edhe në rrjetet sociale.

Ai ka thënë për KTV'në se kanë provuar ta shkelin edhe me veturë.

Ai ka thënë se "sulmuesi i tij është punëtor i Bashkësisë Islame në Pejë".

"Personi që më ka kërcënuar është në një pozitë shumë të ulët të aspektit të organizimit të BIK'ut. Asnjë reagim nuk është bërë nga BIK", ka thënë ai.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia në rajonin e Pejës, të cilët kanë thënë se rasti tashmë është duke u hetuar nga Prokuroria.

Siç ka rrëfyer imami Hajzeri, ai ka thënë se edhe vetëm kur ka bërë ndonjë "like" ndaj faqeve që janë kundër ekstremizmit në Facebook, edhe për këtë është kërcënuar.

E personi që e ka kërcënuar Hajzerin, ka qëlluar të jetë djali i dajës së kryeimamit në Pejë, Enes Goga.

Ai ka sqaruar për KTV'në këtë rast.

Këto nuk janë kërcënimet e para që po ndodhin në Kosovë. Shumë imamë, tashmë kanë bërë të ditura mënyrat e kërcënimeve që kanë marrë për shkak të qëndrimeve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat