Qendra e Medieve të Grave përkrahet nga ambasada amerikane

Lajme

Qendra e Medieve të Grave përkrahet nga ambasada amerikane

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 19:50

Sipas një njoftimi për media, qëllimi i këtij projekti është kontributi në diskursin publik për rëndësinë e mediave në prezantimin e çështjeve gjinore.

Qendra e Medieve te Grave – Women’s Media Center (WMC) e mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë ka nisur projektin “Mediat si platformë e diskursit demokratik dhe fuqizimit- ngritja e mediave sensitive në aspektin gjinor’’.

Sipas një njoftimi për media, qëllimi i këtij projekti është kontributi në diskursin publik për rëndësinë e mediave në prezantimin e çështjeve gjinore. Qendra e Mediave te Grave, me këtë projekt dëshiron të luajë një rol në të kuptuarit më të mirë të promovimit të çështjeve gjinore.

“Mediat janë ato që e bëjnë përzgjedhjen e çështjeve të cilat do të përfshihen në diskurset publike dhe në këtë mënyrë ndikojnë në krijimin e opinionit publik. Roli i mediave në pasqyrimin e roleve gjinore është i një rëndësie parësore, pasi prej tyre varet nëse këto role do të analizohen në mënyrë të plotë dhe kritike, apo trajtimi i tyre do të bëhet duke u mbështetur në stereotipa të trashëguara nga e kaluara”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Qendra e Mediave të Grave.

Aktivitetet e projektit përfshijnë trajnim tre ditor për profesionistët e mediave përmes angazhimit të dy ekspertëve lokal dhe një eksperti ndërkombëtar; prodhimi i një manuali për profesionistët e mediave, i cili do të jetë i pari nga një seri e manualeve dhe instrumentesh për media.

“Ky manual planifikohet të botohet, me qëllim të ngritjes dhe forcimit të aftësive relevante të gazetarëve për raportimin efektiv dhe eliminimin e mangësive të tyre të trashëguara profesionale dhe të përgatitjes arsimore. Manuali do të sugjerojë teknika të dobishme për zhvillimin e reportazheve ( story angels) , shkrimeve hulumtuese përmes thjerrëzave (lenteve) gjinore dhe trajtimin e informacion teknik”, thuhet më tutje në njoftim.

Projekti “Mediat si platformë e diskursit demokratik dhe fuqizimit- ngritja e mediave sensitive në aspektin gjinor ” i WMC-së, i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, fillon me një shtator 2014 dhe do të zgjasë 6 muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat