Ahmeti viziton shkollat me rastin e viti të ri shkollor

Lajme

Ahmeti viziton shkollat me rastin e viti të ri shkollor

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 18:05

Kryetari Shpend Ahmeti dhe Drejtoresha Arbërie Nagavci me 1 shtator vizituan shkollat “Hasan Prishtina”, “Meto Bajraktari”, “Xhevdet Doda” dhe “Sami Frashëri”.

Kryetari Ahmeti e ritheksoi se Komuna e Prishtinës:
1. mbetet e përkushtuar në ngritjen e cilësisë së arsimit,
2. përmirësimin e infrastrukturës,
3.sigurinë e nxënësve
4.si dhe bashkëpunimin e ngushtë më stafin udhëheqës të shkollave, mësimdhënësit dhe prindërit.

Projektet e reja:
Siguria

“120 mijë euro janë të ndara edhe për vendosjen e kamerave të sigurisë nëpër shkolla, gjë që do të bëhet krahas me projektin “Qyteti i sigurt” që do të nënkuptonte instalimin e kamerave në tërë komunën e Prishtinës”, tha Ahmeti.
Ushqimi
Në muajin shtator, Komuna e Prishtinës do të fillojë edhe me projektin me shujtat për klasat 1 deri në 5.

Shëndeti
Në këto cikle po vendosen dollapet për librat e nxënësve me qëllim të lehtësimit të çantave.
Njëkohësisht, gjatë ditës së sotme, zyrtarë komunalë kanë vizituar një numër të konsiderueshëm të shkollave për t’u njoftuar për së afërmi me mbarëvajtjen e fillimit të procesit mësimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat