PDK thërret seancën të enjten tjetër

Lajme

PDK thërret seancën të enjten tjetër

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 17:32

As këtë javë nuk do të ketë seancë të Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi Flora Brovina dhe partia e saj, PDK, planifikojnë që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet javën e ardhshme, përkatësisht më 11 shtator.
Një zyrtar i PDK’së ka thënë për mediat në vend se deri në atë kohë presin të merren vesh me partitë tjera politike për sa i përket pozitës së Kryetarit të Parlamentit.

“Më 11 shtator, ditë e enjte, do të jetë vazhdimi i seancës konstituive”, ka thënë ky zyrtar i PDK’së, pa dashur t’i përmendet emri.

Ndryshe, Flora Brovina, në një intervistë, kishte thënë se nuk do të thërriste seancën plenare pa pasur marrëveshje mes partive politike. Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e drejta për të pasur pozitën e Kryetarit të Kuvendi i takon partisë më të madhe politike, PDK’së. Sipas vendimit, deputetët duhet të gjejë zgjidhjen për Kryeparlamentarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat