Financimi i xhihadistëve shqiptarë

Lajme

Financimi i xhihadistëve shqiptarë

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 17:05

Financimi i personave te arrestuar qe rekrutonin xhihadistet shqiptare per ne Siri eshte ne qender te hetimeve nga prokuroria e krimeve te renda. Te ardhurat e personave te arrestuar dhe familjareve te tyre jane nen verifikim por deri ne keto moment mesohet se nuk ka prova se keto financoheshin nga jashte.
Në raportin e dosjes, që “ABC News” ka siguruar thuhet se dy imamët e vetshpallur Genc Ballad he Bujar Hysa ishin pikat e kontaktit me financues të shpenzimeve të ndryshme për luftetaret që shkonin në Siri. Në mesin e të dyshuarve që po hetohet, thuhet në raport është një shtetas nga Elbasani i njohur me emrin fetar Ebu Usejd. Ai ka disa biznese në Tiranë dhe Elbasan, por nuk ka qene personi i vetem qe paguante per shpenzimet e udhetimit drejt Sirise. Pjesë e financimeve të këtij rrjeti janë edhe disa shtetas nga kosova dhe maqedonia, emrat e të cilëve janë të njohur për hetuesit.
“Kemi dyshime të forta se për dërgimin e vullnetarëve shqiptar në Siri, shtetasi Bujar Hysa e Genc Balla, bashkëpunonin me individë të tjerë ekstremistë nga vendi i ynë dhe rajoni i Ballkanit, kryesisht shtetas nga Kosova dhe me shqiptare te tjere nga Maqedonia”.
Nje fakt tjeter interesant nga dosja e hetimit eshte se pervec shpenzimeve te udhetimit, financuesit e paguanin edhe borxhet e xhihadisteve qe niseshin per ne Siri.
Sipas prokurorisë, në disa raste edhe Gert Pashja, i arrestuar në Turqi dhe i deportuar ka paguar një shumë të konsiderushme për nxjerrjen dhe rregullimin e pasaportave për personat dhe familjarët e xhihadistëve që shkonin në Siri. Pritet që bankat e nivelit të dytë, të zbardhin në mënyrë analitike të gjithë veprimet e të dyshuarve ndër vite nëpërmjet llogarive bankare, për të parë nëse kanë pranuar ndonjë fond parash nga shtetas të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat