Ramadani: Pse po frikësohen ta thërrasin seancën e Kuvendit?

Lajme

Ramadani: Pse po frikësohen ta thërrasin seancën e Kuvendit?

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 16:41

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani e ka quajtur të pakuptimt tendencën për bllokimin e Kuvendit të Kosovës nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës.

Gjithashtu, Ramadani ka thënë se mentaliteti i bllokuesve të Kuvendit është “Shteti jam unë!".

“Është e pakuptueshme tendenca për bllokimin e Kuvendit. Mosthirrja e seancës së Kuvendit është vetëm bllokim dhe asgjë më pak.
Por, pse po frikësohen që ta thërrasin seancën e Kuvendit?
Pse këta po frikësohen nga deputetët, nga Kuvendi?
Pse po frikësohen nga funksionimi i institucionit më të lartë të shtetit?
Kjo është tendencë e pastër për bllokim.
"Shteti jam unë!", ky është mentaliteti i bllokuesve të Kuvendit.
Por, është e qartë se askush nuk është mbi shtetin, mbi institucionet, mbi Kuvendin.
Tempulli i demokracisë, Kuvendi, nuk është në dorë të një njeriu as një partie.
Është Kuvend i Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Ramadani në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat