Në Kosovën Lindore, nis mësimi me protesta

Lajme

Në Kosovën Lindore, nis mësimi me protesta

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 14:39

Një shtatori në Luginën e Preshevës ka filluar me protesta të arsimtarëve, nxënësve dhe prindërve të tyre, në organizim të spektrit politik shqiptarë të kësaj zone.

Në shenjë revolte për mos lejimin e përdorimit të teksteve mësimore nga Kosova dhe Shqipëria edhe në Luginë.

Ndërsa për sot ishte paralajmëruar protestë nëpër të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe, kundër Qeverisë së Serbisë, për mos lejimin e përdorimit të teksteve nga Kosova dhe Shqipëria, shkruan transmetuesi publik.

Ministri serb i arsimit Srxhan Verbiq, në orën tetë, shkollën fillore me mësim në gjuhën shqipe, bashkë me përfaqësuesit e Trupit Koordinues u ka shpërnda filloristëve çanta dhe disa nga librat e nevojshëm.

“Nuk ekzistojnë libra pa pagesë, të gjithë ato duhet të paguhen, ose nga buxheti ose ato duhet ti paguajnë prindërit. Qëllimi ynë është që librat ti marrin ata që nuk mund ti paguajnë ato. Për të gjithë ne interesi është që librat të jenë sa më të mirë dhe që këto libra që sot po i shfrytëzojmë të jenë një hap në këtë drejtim dhe kjo është ajo që duhet të kritikojnë edhe nxënësit edhe arsimtarët, thjesht të na japin udhëzime për të përmirësuar ato, për vitin e ardhëm dhe vitet që do të vijnë”, tha ai.

Ndërkohë në të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme me mësim në gjuhën shqipe, procesi mësimorë gjatë ditës së sotme nuk është mbajtur. Kërkesë imediate është lejimi i përdorimit të teksteve nga Kosova dhe Shqipëria dhe ndërprerja e diskriminimit të arsimit shqip.

Me protestën e arsimtarëve, nxënësve dhe prindërve të tyre është solidarizuar edhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut, aktivistët e së cilit e kanë prit ministrin Verbiq me pankarta, ndërkohë që kanë adresuar kritika edhe për pushtetarët shqiptarë në Buajnoc e Preshevë.

Kërkesat e protestës së sotme, organizatorët do t`ia adresojnë qeveritarëve në Beograd si dhe përfaqësuesve të korit diplomatik dhe organizatave relevante ndërkombëtare. Ndërkohë që nga nesër vazhdon mësimi i rregullt në të gjitha shkollat e Luginës së Preshevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat