Ministri Gashi rinis një jetë të re familjare - lë shtatzënë prezantuesen Jehona Bajramin

Lajme

Ministri Gashi rinis një jetë të re familjare - lë shtatzënë prezantuesen Jehona Bajramin

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 14:11

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi ka nisur një jetë të re familjare; duke braktisur gruan e tij, austriaken Ingrid Steiner, me të cilën ka dy djem.
Burime të Gazetës Express thonë se Gashi tash e sa kohë është në lidhje me ish-prezantuesen e KTV’së, Jehona Bajramin. Të njëjtat burime thonë se Jehona, madje, tashmë është edhe shtëtzënë.

“Daradani dhe Jehona janë në lidhje tash e sa kohë. Ata po jetojnë në shtëpinë e Daradanit në Fshatin Ndërkombëtar, por edhe me një ranch të Ministrit në rrethinat e Kamenicës”, ka thënë një burim i afërt me Gashin, në kushte anonimiteti për Gazetën Express.

Dallimi në moshë mes Dardan Gashit dhe Jehona Bajramit është mjaftë i madh. Për ilustrim; djali i madh i Daradanit është moshatar me Jehonën.

Ndryshe, Dardan Gashi ishte i martuar për disa vite me gazetaren e njohur austriake Ingrid Steiner, me të cilën kanë botuar edhe disa libra; më e njohura është ajo që trajton jetën e diktatorit koreano-verior. Vlen të ceket se në profilin e Ingridit në Facebook, ajo ende e ka mbiemrin e burrit, Ingrid Steiner-Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat