Disa mësimdhënës dhe nxënëa protestuan në Malishevë

Lajme

Disa mësimdhënës dhe nxënëa protestuan në Malishevë

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 12:56

Në Malishevë, dita e parë e shkollës nisi me protesta të mësimdhënësve të cilët kanë ngelur pa punë , pas shpalljes së konkursit në shumë shkolla të kësaj komune.

Mësimdhënës dhe nxënës të shkollës së Qendrës së Kompetencës në Komunën e Malishevës , kanë protestuar sot para Kuvendit Komunal, për të shprehur pakënaqësinë e tyre, për siç pretendojnë ata largimin nga vendi i punës, pa të drejtë dhe në bazë të bindjeve partiake.

Kreu i Malishevës , Ragip Begaj, thotë se për 147 vende pune, për të cilat është hapur konkursi, kanë konkurruar 1616 mësimdhënës.

Ai hedh poshtë pretendimet se mësimdhënësit janë larguar në bazë të bindjeve politike. Sipas tij, të gjithë ata punëtorë të arsimit që mendojnë se ju është bërë e padrejtë, mund të ju drejtohen organeve të drejtësisë, ndërsa ai do ti mbështesë ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat