Nesër zgjedhet rektori i ri i UP-së

Lajme

Nesër zgjedhet rektori i ri i UP-së

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 12:28

Bordi për përzgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës do të vendos nesër në mëngjes për postin e parë të këtij institucioni. Aktualisht, në garë kanë mbetur katër kandidatë për rektor.

Dhe një prej tyre do të vendoset. Kandidatët janë Anton Berisha, Berim Ramosaj, Avdullah Zjenullahu dhe Behxhet Mustafa. Sipas mediave në vend, favorit për fitoren e këtij posti është Rektori në detyrë i UP'së, Anton Berisha.

Berisha ka më shumë tituj akademik, është komplimentuar për punën që ka bërë si ushtrues detyre të rektorit deri më tash dhe nuk është përfshirë në afera korruptive dhe skandale publike. Ndërsa kandidatët tjerë janë më shumë të përfshirë në pozita politike dhe publike.

Gjithashtu, kandidati Behxhet Mustafa, para disa kohësh është përmendur në media edhe si shfrytëzues ilegal i një prone të Universitetit të Prishtinës. Rektori i ri do të ketë mandat dy vjeçar, për shkak se ky konsiderohet si mandat i rektorit të mëparshëm Ibrahim Gashi. Gashi u pat larguar nga kjo pozitë për shkak të punimeve të tij në revista jo shkencore, e me të cilat ishte graduar nga UP`ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat