PDK-ja në aksion, javën tjetër seanca

Lajme

PDK-ja në aksion, javën tjetër seanca

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 11:01

Strategjia e negocimit të PDK-së, si parti fituese e zgjedhjeve, me oponentët politikë paszgjedhorë, synon krijimin e shumicës parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës me shumicën shqiptare të përfaqësuar në Kuvend, pa varshmërinë e deputetëve të Listës Serbe.
Edhe pse Gjykata Kushtetuese, me qëllim të përshpejtimit të procesit të krijimit të institucioneve të reja paszgjedhore e dha në një afat të shkurtuar vendimin përfundimtar lidhur me çështjen kontestuese të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës, sipas kërkesës së PDK-së, partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit nuk do të thërrasë vazhdimin e seancës gjatë kësaj jave.

Burime të gazetës brenda PDK-së theksuan të dielën, se edhe kjo jave do të jetë në dispozicion për të zhvilluar negociata me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike, në mënyrë që të arrihet deri tek një qëndrim i përbashkët politik për jetësimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. /Kosova Sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat