Fillon viti i ri shkollor

Lajme

Fillon viti i ri shkollor

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 08:15

Në Kosovë sot fillon viti i ri shkollor në arsimin fillor dhe atë të mesëm.

Ministria e arsimit, shkencës dhe teknologjisë e Kosovës ka thënë se i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.

Por, në mediat e Kosovës ka raporte që thonë se në disa shkolla nuk mund të filloj viti i ri shkollor për shkak të punëve që po kryhen në objektet shkollore.

Zyrtarë të lartë të Kosovës u kanë uruar nxënësve, prindërve, arsimtarëve dhe të tjerëve fillimin e vitit të ri shkollor në Kosovë.

Ata kanë shprehur besimin se do të shënohen të arritura të mira në aftësimin e brezit të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat