Jakup Krasniqi uron për vitin e ri shkollor

Lajme

Jakup Krasniqi uron për vitin e ri shkollor

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 22:44

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi ka uruar gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme për fillimin e vitit të ri shkollorë.

Krasniqi ka thënë se Republika e Kosovës ka shumë nevojë për edukim tradicional kombëtar dhe dije shkencore, pa të cilat vendi ynë nuk mund të ketë zhvillim ekonomik e progres shoqëror.

“Të dashur nxënës,

Ju që shkoni për herë të parë në bankat shkollore,
Ju filloristëve, Ju gjimnazistëve dhe Ju të shkollave të mesme profesionale – Urime fillimi i vitit të ri shkollor, paçi shëndet, fat dhe suksese në procesin e edukimit e të arsimimit!

Urime, shëndet dhe punë të suksesshme paçi Ju mësuesit, arsimtarët dhe profesorët e arsimit fillor e të mesëm!

Shteti ynë – Republika e Kosovës ka shumë nevojë për edukim tradicional kombëtar dhe dije shkencore, pa të cilat vendi ynë nuk mund të ketë zhvillim ekonomik e progres shoqëror! Suksese!

Ju lutem, se paku për çdo një shtator, kujtojeni rrugëtimin e Shkollës Kombëtare Shqipe.

Urime Viti i Ri shkollor!”, thuhet në urimin e Karsniqit. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat