Ahmeti uron vitin e ri shkollor

Lajme

Ahmeti uron vitin e ri shkollor

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 21:12

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka uruar gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Lipjan për fillimin e vitit të ri shkollorë 2014/2015.

“Uroj një vit të mbarë dhe të suksesshëm për mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, uroj me pozitivitet të plotë dhe përkushtim të vazhdueshëm këtë fillimvit, drejt realizimit të objektivave tona arsimore, si baza më e fuqishme e përkushtimit tonë ”,ka thënë Ahmeti.
Gjithashtu, Ahmeti ka theksuar se është bë përpjekje e vazhdueshme që shkalla e arsimit të shtoi progres në Komunën e Lipjanit. Ai në këtë rast, ka falënderuar edhe Drejtorinë e Arsimit për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm që po bën.

“Janë bërë dhe po bëhen çdo ditë angazhime për investime shtesë të domosdoshme në mënyrë që të ngritët niveli dhe cilësia e kuadrit profesional, në mënyrë që të shtohet sukses i nxënësve në shkollat tona”, ka thënë Ahmeti. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat