Thaçi uron vitin e ri shkollor, nuk jep premtime për rritje pagash

Lajme

Thaçi uron vitin e ri shkollor, nuk jep premtime për rritje pagash

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 18:48

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Ai ka thënë se pret përkushtim, punë dhe angazhim për rezultate të reja në arsim. Me këtë rast, Kryeministri në ikje nuk ka dhënë premtime për rritje pagash për mësuesit....
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi uron nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014/2015

Të nderuar mësimdhënës të Republikës së Kosovës,

Të dashur nxënës,

Nesër, kudo në shkollat e Kosovës hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor dhe ju do të ballafaqoheni me punë, disiplinë dhe përkushtim për rezultate sa më të mira.

Qeveria e Republikës së Kosovës është përpjekur vazhdimisht që të përmirësojë kushtet materiale dhe financiare për t’u zhvilluar sa më normalisht procesi mësimor.

Duke besuar në traditën e mirë të mësimdhënësve tanë në moralin dhe misionin e tyre, shprehim besimin e plotë se edhe në këtë vit shkollor do të shënohen të arritura me të cilat do të krenohemi si shoqëri e dijes dhe aftësimit të brezit të ri për të qenë konkurrentë në tregun e dijes dhe përgatitjes profesionale.

Urime fillimi vitit të ri shkollor!

Hashim Thaçi,

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat