Thaçi: Vdekja e akademikut Demiraj, humbje për të gjithë

Lajme

Thaçi: Vdekja e akademikut Demiraj, humbje për të gjithë

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 18:13

Vdekjen e albanologut të shquar, akademik Shaban Demirajt, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar si një humbje të madhe.

Vdekjen e albanologut të shquar, akademik Shaban Demirajt, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar si një humbje të madhe për familjen Demiraj, për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe për botën intelektuale shqiptare përgjithësisht.
Akademik Shaban Demiraj ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e studimeve gjuhësore, duke qenë njëri nga kolosët e mëdhenj të albanologëve shqiptarë.

Demiraj ka lënë pas një trashëgimi të çmuar shkencore si autor librash dhe studimesh shumë të vlefshme për shkencën e albanologjisë.

Në emër te Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, familjes Demiraj, Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe gjithë miqve të tij, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat