Nga nesër fillon regjistrimi i prindërve për këshillin e çerdhes në Hajvali

Lajme

Nga nesër fillon regjistrimi i prindërve për këshillin e çerdhes në Hajvali

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 16:38

Nga nesër e deri të premten me datë 5 shtator, do të kenë mundësi të regjistrohen të gjithë prindërit që duan të jenë pjesë e këshillit të çerdhes e cila do të hapet në lagjen Hajvalia në Prishtinë.
Komuna e Prishtinës, dje ka mbajtur diskutim publik me banoret e kësaj lagje, me të cilët u diskutuan hapat e ardhshëm që do të ndërmerren për hapjen e çerdhes.

E prindërit që duan të jenë pjesë e këshillit të çerdhes, duhet të sjellin biografitë e tyre dhe votimi do të bëhet me 12 shtator nga ora 17:00 deri 20:00.
Por, anëtar të këshillit dhe ata të cilët mund të votojnë mund të jenë vetëm prindërit të cilët kanë fëmijë nën moshën 6 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat