U mbajt në lagjen "Hajvali" takimi me prindërit për çerdhen me bazë në komunitet

Lajme

U mbajt në lagjen "Hajvali" takimi me prindërit për çerdhen me bazë në komunitet

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 13:37

Të shtunën, më 30 gusht, Komuna e Prishtinës mbajti diskutimin publik me banorët e lagjes Hajvalia ku u diskutua për hapat e ardhshëm që do të ndërmirren për hapjen e çerdhes në këtë lagje.

Në këtë mbledhje së bashku me prindërit e lagjes u vendos që nga dita e hënë deri të premten, 1 - 5 shtator, nga ora 9:00 deri në 19:00, të regjistrohen të gjithë prindërit të cilët duan të janë pjesë e këshillit të çerdhes. Banorët u informuan se anëtarë të Këshillit kanë të drejtë të zgjidhen vetëm prindërit që kanë fëmijë nën moshën 6 vjeçare.

Në këtë takim po ashtu u vendos që të gjithë prindërit të cilët duan të janë pjesë e këshillit të çerdhes, do të sjellin biografitë e tyre dhe votimi do të bëhet më 12 shtator nga ora 17:00 deri në 20:00. Të drejtë vote do të kenë vetëm prindërit që kanë fëmijë nën moshën 6 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat