Kolona dhe pritje të gjata në Merdare dhe Dheu i Bardhë

Lajme

Kolona dhe pritje të gjata në Merdare dhe Dheu i Bardhë

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 12:25

Në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë përsëri janë krijuar kolona dhe pritje të gjata në dalje nga Kosova për në Serbi.

Departamenti i Policisë Kufitare edhe përkundër shtimit të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, informon se përsëri sot (31.08.2014) në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë, janë krijuar kolona me pritje të gjata në dalje të Republikës së Kosovës për Serbi.

Informacionet e ditës se sotme të orës 11:30 tregojnë se në Merdare në dalje kolona është e gjatë dhe pritja e cila zgjate rreth 4 orë.

Ndërsa në pikë-kalimin kufitar të Dheu i Bardhë për të kaluar kufirin nga Kosova për në Serbi sipas informatave të orës 11:30 pritjet janë rreth 1 orë .

Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret, dhe njëherit apelon tek të gjithë ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ti shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata, duke përfshirë edhe pikë kalimin-kufitar Mutivodë në drejtim të fshatit Keqekoll ku nuk ka pritje fare, përveç kohëzgjatjes normale prej 10-15 minutave.

Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës nga autoritetet serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat