Vrasjet e shqiptarëve nga serbët. Tërnava: Po turpërohet Qeveria, policia dhe qytetarët

Lajme

Vrasjet e shqiptarëve nga serbët. Tërnava: Po turpërohet Qeveria, policia dhe qytetarët

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 31 gusht 2014 Në ora: 10:57

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka folur për dy vrasjet që u bërën brenda 3 dite në Kosovë. Përkatësisht rastit të parë që ndodhi në kufi me Serbinë, ku një shqiptar mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur, si dhe rastit të dytë, që sipas tij është hakmarrje, kur tre vëllezërit Brahimi u gjuajtën me armë zjarri nga kriminelët serb.

Ardian Brahimi ka mbetur i vrarë në vendin e ngjarjës, ndërsa dy vëllezërit e tij, Alberti dhe Albioni janë plagosur nga një serb me uniformë të ushtrisë serbe në malet e Kollodovës në Mitrovicë, brenda territorit të Kosovës.

Ata kishin shkuar të premten në mëngjes për të prerë dru në mal, por derisa ktheheshin u ka zënë pritë një burrë me uniformë ushtrie i cili i ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Tërnava, për gazetën “Bota sot”, thekson se, serbët si gjithherë në mënyra të pabesa bëjnë vepra të tilla vrasje nga prita.

“Si në disa raste më parë, që bënë vrasje në disa pjesë të territorit tonë ku kufizohemi me Serbinë, edhe në këtë rast në vrasjen e vëllezërve Brahimi i bëjnë këto vepra makabre që civilizimi në këto kohëra nuk i pranon. Pavarësisht rrethanave në ç’fare jetojmë, si dhe në rastin e më parë kur në tjetrën pjesë kufitare, ku gjithashtu u vra një shqiptar dhe një tjetër u plagos, por gjithashtu mbet edhe një serb i uniformuar (polic) i vdekur, rasti i fshatit në veri të Mitrovicës gjithsesi është një hakmarrje”, thotë Tërnava.

Ai thekson se, në situatën tani ç’fare gjendet Kosova me Qeveri në ikje gjithçka është e paqartë. Sipas tij, edhe me Qeveri ç’fare kishim na ndodheshin vrasje të tilla.

“E përkujtoj rastin e policëve në mënyrë të paturpshme në territorin tonë, kur para mjeteve informative të TV Beograd e tregojshin mënyrën e turpshme të policëve tonë sikur të mos ekzistonte fare shteti i Kosovës dhe droja së paku për hakmarrje” pohon ai.

Tërnava deklaron se, qeveritarët tonë, në ato kohëra bisedojshin për çështje të rëndësishme dhe asnjëherë nuk kërkuan së paku që dikush prej ndërkombëtarëve e sidomos Brukseli të gjykoj ato sjellje të policisë së Serbisë.
“Edhe tani po ndodhin këto raste vrasjesh dhe faktori ndërkombëtar shukat, bëhet pyetja a thua e janë të njoftuar Qendrat Evropiane për këto ndodhi sidomos Brukseli dhe Amerika. Mirë që nuk i vrajtën shou policet mes TV Beogradit, sepse ndoshta Qeveria e Thaçit do ti shpallte hero si në rastin Enver Zymberi i cili humbi jetën (për të cilin populli i Kovës pati dhimbje të madhe) në rastin te kufiri në Rudare, Kosove-Serbi dhe të nesërmen prapë u tërhiqen forcat tona policore prej kufirit me një polic të vdekur”, thekson Tërnava.

Ai pyet se, a ka bërë analizë kush para se të shkohet në këtë intervenim, se nëse ndodh përdorimi i armeve çfarë duhet të veproj policia jonë? A duhet policia e jonë si dhe qytetarët tonë të turpërohen në mënyra të këtilla nga ana e Serbisë?

“E thëna popullore se para se të veprosh duhet shumë herë ti bësh llogarit se nëse ndodhë ma e keqja si do të ndahesh dhe nëse të del llogaria plus vepro, në të kundërtën më mirë është mos me u turpërua dhe mos me veprua. Edhe në pjesën tjetër të fshati Karaqevë, te kufiri Kamenicë-Serbi me raste të tëra popullata shumë herë është duke u ankua në sjelljet pa kontrollë të policisë së Serbisë brenda territorit të Kosovës dhe askush nuk ndërmerr diçka për sigurinë e asaj popullate në atë pjesë”, thotë Tërnava.

Tërnava, pohon se, gjitha ato bisedime që janë bërë me Serbinë, a thua a ka qenë temë bisede demarkacioni i kufijve dhe nëse ndodhë kjo si do të ruhen kufijtë?

“Edhe në anenë tjetër me Malin e Zi e njëjta gjë, ata me kilometra të tërë e kanë okupua pa zhurmë territorin tonë dhe Qeveria në ikje tërë kohen edhe më parë ka heshtë për këtë dhe Mali i Zi e kontrollon pa vështirësi atë pjesë sikur të ishte me shekuj e tyre”, shton ai.

Sipas tij, kjo Qeveri, tërë kohen ka trumbetua se e ka çlirua Kosovën, a thua sipas këtyre jo veprimeve a të ju besojmë?

“Unë e kam të qartë sa të fort (Kosova) jemi, por para se Kosova është hy në bisedime e duke e ditur se ne ende nuk jemi të aftë me e ruajt tërë territorin e Kosovës me fqinjët e tij sidomos me Serbin dhe Malin e Zi, si kushte ishte dashur që Qeveria e Kosovës ti ketë kriteret e saj për bisedime dhe për çdo marrëveshje për zbatimin e tyre të garantoj Brukseli në të kundërtën mos ti vazhdoj bisedimet. Serbia të terat të këqijat që na i bënë edhe në tubimet ndërkombëtare paraqitet si pala e dëmtuar kurse Qeveria në ato tubime as nuk i përmend këto vrasje në kufi e gjetiu”, thotë Hajrullah Tërnava.

Tërnava në fund propozon që në të ardhmen, Qeveria e re të merret më seriozisht me këto çështje të pakëndshme rreth kufijve të saj dhe të jetë më vigjilente për veprimet e saja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat