​Tetë vjet mësim nën pikën e shiut

Lajme

​Tetë vjet mësim nën pikën e shiut

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 08:17

Për tetë vjet radhazi punëtori teknik i shkollës fillore në fshatin Ballaban të Prishtinës zbraz kovat me ujë shiu, që mbushen brenda objektit të shkollës të ndërtuar në vitin 2006. Çatia kishte filluar të pikonte menjëherë pas lëshimit në punë të objektit.
Viteve të fundit sasia e ujit që e presin ‘kovat e Salihut’ është më e madhe. Në rastet kur shiu është më i madh, uji që pikon derdhet edhe në podiumin e korridorit të shkollës e kalon edhe nëpër klasa.

Përkundër këtyre kushteve, sipas punëtorit teknik të kësaj shkolle, Sali Zeneli, në shkollën e Ballabanit, paralele kjo e ndarë e shkollës “Tefik Çanga” të fshatit Koliq, nuk është ndërprerë asnjëherë mësimi. Katër klasat e kësaj shkolle, që shpesh i mbulon uji, presin rreth 20 nxënës të fshatit që aktualisht ka rreth 30 familje.

“Qashtu hyjnë nxënësit, mundohemi ta largojmë ujin e derdhur e kështu me kova, po gjithnjë me kova nuk shkon e nën pikë të shiut nuk shkon”, thotë Zeneli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat