​BE e do Qeverinë sa më shpejt

Lajme

​BE e do Qeverinë sa më shpejt

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 08:12

Siç duket Bashkimi Evropian nuk e ka në plan që të involvohet për ndërmjetësim në procesin e tejkalimit të krizës politike për zgjedhjen e nyjës për postin e kryetarit të Kuvendit, për arsye se këtë e konsideron si problem të brendshëm të Kosovës.
BE pret që vendorët të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë, në mënyrë që Qeveria e ardhshme të adresojë sfida të shumta si reformat ekonomike, sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Syzana Bytyqi-Jagxhiu nga zyra për komunikim me media i ka thënë Kosovës Sot se Bashkimi Evropian është duke i përcjellë me interes zhvillimet e fundit në Kosovë, mirëpo sipas saj nuk pritet të ketë involvim të tyre në zgjidhjen e ngërçit politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat