Kusari Lila - takon familjarët e të pagjeturve në Komunën e Gjakovës‏

Lajme

Kusari Lila - takon familjarët e të pagjeturve në Komunën e Gjakovës‏

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 23:40

Me rastin e 30 Gushtit, ditës ndërkombëtare së të pagjeturve, Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka zhvilluar takim me familjarët e të pagjeturve nga Komuna e Gjakovës. Me këtë rast kryetarja Kusari Lila tha se “dita e sotme është një ditë jo e rëndomtë për familjarët e të pagjeturve, pasi që 15 vite pas luftës ende mbeten nën ankthin e pritjes. Gjakova dhe Kosova mbeten me plagë të hapur deri në zbardhjen e fatit të gjithë të pagjeturëve të luftës në Kosovë, ndërkohë ne si qeverisje lokale jemi duke punuar intenzivisht që të paktën familjeve të kategorive të dala nga lufta t’ju sigurojmë një mirëqenje dhe një jetë më me prespektivë”, tha ndër të tjera Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.
Nga ana tjetër Nysrete Kumnova kryetare e Shoqatës “Thirrjet e Nënave”, tha se institucionet qëndrore duhet të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve duke e kushtëzuar këtë qështje edhe në kuadër të dialogut.
Në emër të Shoqatës “27 Prilli Mejë”, foli Engjull Berisha i cili falenderoj kryetaren për angazhimin e vazhdueshëm për të nderuar dhe për të ndarë dhembjen me familjarë. “Angazhimi i juaj për varrezat e Mejes dhe për të bashkëndjerë me familjarë, na ka treguar se mund të bëhet më shumë për familjarët e të pagjeturve, andaj një angazhim më efikas presim edhe nga organet e qeverisjes qëndrore”, përfundoi Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat