Varroset xhandari serb. Dëshmitari: Ishte luftë, menduam se na faruan

Lajme

Varroset xhandari serb. Dëshmitari: Ishte luftë, menduam se na faruan

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 21:31

Frika e madhe. Pas më shumë se një orë u deshtë që ta kuptojmë se dikush ishte vrarë. Ishte luftë, menduam se na faruan shqiptarët.. ka deklaruar dëshmitari Veljko Veljoviç i cili kishte përcjellur këto përleshje prej në breg mes xhandarmerisë serbe dhe dy shqiptarëve të Kosovës në kufirin Kosovë-Serbi, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Anëtar i xhandarmërisë, Stevan Singjelic i cili u vra nga kosovarët u varros sot në fshatin Rugjevc, afër Kraljevës ne të cilën ceremoni mortore morën pjesë mijëra njerëz, pos familjarëve edhe qindra xhanderër, police dhe personalitete tjera politike.

Kufoma dhe ceremonia mortore e Stevan Singjelicit u ndoq nga ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviq, Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin si dhe shefi i grupit parlamentar të Partisë Progresive Serbe, Zoran Babic.

Ne brezin kufitar Kosovë – Serbi pas shkëmbimeve të armëve është qëlluar xhandari serb i cili vdiq disa orë më vonë në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat