Skandali i vizave italiane në Prishtinë, morën edhe 3 xhihadistë shqiptarë

Lajme

Skandali i vizave italiane në Prishtinë, morën edhe 3 xhihadistë shqiptarë

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 21:02

Italia vihet në alarm për arrestimin e 2 xhihadistëve shqiptarë me origjinë nga Kosova.
Një hetim sekret mes EULEX dhe prokurorisë së Romës në Itali zbuloi skandalin e shitjeve të vizave hyrëse në Itali përmes selisë së saj diplomatike në Prishtinë, kundrejt një shume prej 3 500 mijë eurosh.
Gazeta e njohur italiane, Republica.it e cila bëri publike pjesë të këtij hetimi shkruan se falë këtyre vizave, të cilat mund të siguroheshin lehtësisht në Prishtinë, 3 xhihadistë shqiptarë nga Kosova kanë hyrë në Itali.
Mësohet se njëri prej tyre ka hedhur veten në erë në një atentat në Irak ndërsa nuk dihet se ku mund të jetë vendndodhja për dy shqiptarët e tjerë, të cilët, mediat italiane, thonë se mund të mos jenë larguar nga Italia.
“Kanë qenë në Itali. Ishin të tre xhihabistë. Është e pabesueshme por kështu është. Tani ka nisur operacioni për arrestimin e islamistëve të rrezikshëm me origjinë kosovare që dyshohet s e mund të jenë ende në territorin tonë. Njëri hodhi veten në erë në një atentat në Irak, ndërsa për dy të tjerët s’ka asnjë gjurmë” shkruan sot Tgcom.

Shkarkohet konsulli italian në Prishtinë

Konsulli italian në ambasadën e Prishtinës është larguar menjëherë pasi akuzohet se ka dhënë 3 vizat hyrëse dhe qindra të tjera viza turistike. Konsulli Louis Michael Giffoni, për momentin nuk është në hetim, është shkarkuar me shpejtësi nga ministria e Jashtme italiane muajt e kaluar.
Vizat turistike, të cilat sipas “La Republicca” kushtonin 3500 euro, i gjeje lehtësisht, falë bashkëpunimit mes selisë diplomatike italiane në Prishtinë me një organizatë të njohur në Kosovë, pjesë e së cilës ishte edhe deputeti, djali i ish presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Ukë Rugova.
Ajo që mbetet vetëm të pyesim – përfundon shkrimi i të përditshmes italiane- është se a kanë qenë vetëm këta 3 myslimanët xhihadistë me origjinë kosovare që kanë hyrë në mënyrë të rregullt e me vizë në Itali?

Arrestimi dhe lirimi i Uke Rugoves

Në qershor të këtij viit EULEX arrestoi Ukë Rugovën duke e akuzuar se ka udhëhequr një grup kriminal prej nëntë personash të cilët kanë falsifikuar dokumente për të siguruar viza Shengen në Ambasadën e Italisë në Prishtinë. Qindra viza false dyshohej se ishin siguruar me ndihmën e dokumenteve të falsifikuara nga ky grup, ndërsa për një vizë të tillë, klientët paguanin nga 2700 deri në 3500 euro. Gjithçka ishte zbuluar pas një përgjimi telefonik nga EULEX-i, i cili kishte nisur në nëntor të vitit të kaluar. Një muaj më pas gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg 30 ditor në arrest shtëpie. Por atëherë nuk u fol se kush mund të kishin qenë përfituesit e këtyre vizave./oranews

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat