PDK heq dorë nga pozita e Kryeparlamentarit?!

Lajme

PDK heq dorë nga pozita e Kryeparlamentarit?!

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 20:03

Partia Demokratike është e gatshme të heqë dorë nga pozita e kryetarit të Kuvendit, pavarësisht se vendimi i Gjykatës Kushtetueses të drejtën për këtë pozitë ia jep kësaj partie, raporton TV Rrokum.
Anëtari i kësaj partie, Ardian Arifaj, ka thënë se me qëllim të tejkalimit të ngërçit politik, PDK është e gatshme të heqë dorë prej nominimit të kryeparlamentarit.
E, përfaqësuesit e partive të bllokut, vazhdojnë të deklarojnë se në asnjë rrethanë nuk pranojnë bisedime për bashkëqeverisje me PDK-në.
Donika Kada Bujupi, deputete e AAK-së, theksoi se vijat e kuqe për PDK-në, blloku nuk do t’i heq.
Ndërsa, kërkesat e ndërkombëtarëve që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ajo nuk i konsideron presion.
Drejtuesi i Lëvizjes “Fol”, Petrit Zogaj, thotë se ende ekziston mundësia për një koalicion LDK-PDK.
E, plani i ri i PDK-së, për të hequr dorë nga pozita e të parit të Kuvendit, i ka lehtësuar rrugën bllokut që këtë pozitë ta sigurojë për Isa Mustafën.
Ligjërisht kanë mbet edhe pesë ditë afat që të përfundojë konstituimi i Kuvendit. Por, ende nuk është caktuar data për seancën e re, e cila duhet të thirret nga kryesuesja, Flora Brovina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat