Isufi: Do ta bëjmë marrëveshjen me VV-në për një qeveri më gjithëpërfshirëse

Lajme

Isufi: Do ta bëjmë marrëveshjen me VV-në për një qeveri më gjithëpërfshirëse

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 19:43

Kjo, sipas tij, për mos vonimin e krijimit të institucioneve të reja.
Isufi insiston se e drejta për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar i takon edhe Bllokut.
“Ne besojmë që edhe kryesuesja e Kuvendit dhe opinioni i gjerë e dinë se janë marrë vesh liderët politikë, është një koalicion i lidhur paszgjedhor, i cili ka deklaruar se do të mbajë qëndrimin e vetë. Zhbllokimi i situatës është që të përfillet njëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të provojë Partia Demokratike e Kosovës, ta qes kandidatin e vet, nëse nuk kalon atëherë t’i lejohet mundësia bllokut që ta bëjë propozimin e vetë dhe ta zgjedh kryetarin e parlamentit të Kosovës”, tha Isufi për RTV21.
Ahmet Isufi thotë se komunikimi me Vetëvendosjen po vazhdon dhe se beson në arritjen e marrëveshjes mes tyre.
“Ne jemi në kontakt, dhe në vazhdimësi në ditët në vijim do të jemi ata që do të bëjmë marrëveshjen. Një marrëveshje e cila do të mundësonte që të kemi parimisht një qeveri e cila është më gjithëpërfshirëse do të mundësonte që edhe vendi vërtetë të shkoj me një qeveri stabile”, tha Isufi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat