Varroset personi i vrarë në Mitrovicë, vëllezërit e tij në gjendje stabile

Lajme

Varroset personi i vrarë në Mitrovicë, vëllezërit e tij në gjendje stabile

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 18:00

Ardian Brahimi 17 vjeçar, i vrarë dje në orët e hershme të mëngjesit në vendin e quajtur Kollovergë, mes fshatit Koshtovë dhe Zubin Potok, sot është varrosur në orën 16:00 njoftojnë familjarët e afërm të tij, kurse dy vëllezërit e tij të plagosur, njëri Albert Brahimi 19 vjeçar, është transferuar sot pas intervenimit kirurgjik në mjekim intensiv qendror, kurse, tjetri Albion Brahimi 16 vjeçar, është i vendosur në Kirurgjinë Torakale dhe gjendja e të dyve është stabile.
Sokol Hajdini, doktor në mjekimin intensiv qendror, ka thënë për KosovaPress, se pacientit iu është përmirësuar gjendja. Hajdini ka treguar që pacienti për momentin është me frymëmarrje spontane dhe maskë me oksigjen. Gjithashtu është në gjendje stabile.

“Gjendja e pacientit është relativisht stabile mbas intervenimit kirurgjik është përmirësuar gjendja. Sot në mëngjes e kemi marrë pacientin nga Klinika Emergjente është transferuar në mjekim intensiv qendror. Një orë e gjysmë deri dy orë e kemi ekstobu pacientin para aparatit. Është me frymëmarrje spontane dhe maskë me oksigjen gjendja është stabile”, ka thënë ai.

Hajdini, ka shtuar se është herët për të treguar se cilat mund të jenë pasojat e pacientit pas trajtimit në QKUK.

Kurse, mjeku kujdestar i Albin Brahimit, Bedri Osmani, ka thënë se gjendja e pacientit për momentin është stabile. Ai ka treguar se Albini i ka tri plagë me armë zjarri dhe sipas tij plagët janë tej shpuese.

Osmani: Të tri plagët janë me armë zjarri

“Pacienti vlen të theksohet se ka tri plagë me armë zjarri. Plaga e parë është në regjionin e anës së majtë trans – penetrans, do me thënë ka depërtuar plumbi ka hyrë dhe depërtuar përmes mushkërisë në anën tjetër. Po ashtu,plagë të së njëjtës natyrë ka edhe në regjionin brachialis do me thënë në regjionin e krahut të majtë dhe në regjionin e këmbës, gjegjësisht në regjionin femoralis që quhet në terminologjinë tonë mjekësore. Të tri plagët janë me armë zjarri dhe janë plagë tej shpuese”, ka shtuar Osmani.

Sipas doktorit, pacienti për momentin i ka të kufizuara lëvizjet e shuplakes dhe gishtërinjve, për çka i duhet edhe tretman shtesë i specializimeve të tjera gjë që sipas tij është kërkuar sot brenda ditës.

Ndryshe, siç është thënë kjo ngjarje ka ardhur nga një preson i veshur me uniformë të ushtrisë serbe i cili tre vëllezërve të cilit kishin qenë në mal duke prerë dru, u kishte dal në rrugë dhe i kishte gjuajtur me armë të tipit kallashnikov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat