LAN-i e do veç Haradinajn kryeministër

Lajme

LAN-i e do veç Haradinajn kryeministër

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 08:57

Blloku i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit, është i vendosur të mos tërhiqet nga intenca e krijimit të institucioneve, pavarësisht se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia ka komplikuar gjërat.

Zyrtarët që vijnë nga ky bllok, ende besojnë se mund ta bëjnë Qeverinë, pa pasur nevojë të bëjnë marrëveshje me PDK-në. Pavarësisht ofertave që mund t’u bëjë PDK-ja, ata janë përcaktuar që institucionet t’i bëjnë pa këtë parti. Në këtë frymë, ata refuzojnë të hyjnë në marrëveshje me PDK-në, edhe sikur kjo parti të heqë dorë nga posti i kryeministrit dhe të ofrojë zgjidhje konsensuale.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Donika Kadaj-Bujupi, ka deklaruar se në asnjë formë dhe në asnjë moment blloku nuk pranon të futet në koalicion me PDK-në.

“Absolutisht, jo. Në asnjë formë dhe në asnjë moment Partia Demokratike e Kosovës, nuk do të jetë partner i koalicionit LAN. Blloku e ka të nominuarin për kryeministër Ramush Haradinajn, sikurse e ka të nominuar edhe kryetarin e Parlamentit Isa Mustafa, i cili veçse është zgjedhur dhe do të rikonfirmohet vullneti i shumicës së deputetëve. Gjithashtu edhe postet tjera të larta janë paraparë sipas marrëveshjes për partnerët e tjerë në këtë koalicion”, ka thënë Bujupi.

Çfarëdo përpjekje e PDK-së, sipas Bujupit, është e kotë dhe e papranueshme për bllokun dhe qysh tani i themi Jo./Tribuna/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat