Hoxhaj akuza Rusisë për agresionin në Ukrainë

Lajme

Hoxhaj akuza Rusisë për agresionin në Ukrainë

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 08:56

Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në seancën e KS të OKB, ka reaguar lidhur me qëndrimet e përfaqësuesit rus në këtë seancë, duke theksuar agresionin që shteti i tij ka bërë ndaj territorit të Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka reaguar lidhur me qëndrimet e përfaqësuesit rus në këtë seancë, duke theksuar agresionin që shteti i tij ka bërë ndaj territorit të Ukrainës.

Ministri Hoxhaj theksoi edhe një herë shqetësimin e shtetit të Kosovës me krimet që po ndodhin në lindje të Ukrainës dhe papajtueshmërinë e Kosovës me agresionin rus në Krime.
Ministri Hoxhaj ka risjellë në vëmendjen e KS të OKB-së edhe përfshirjen e serbëve përkrah forcave pro-ruse në Ukrainë, duke cenuar integritetin territorial të këtij shteti.

Ndryshe, gjatë fjalës hyrëse në këtë seancë të Kombeve të Bashkuara, ministri Enver Hoxhaj, ndër të tjera, ka kërkuar respektimin e marrëveshjeve nga Serbia dhe mbylljen e UNMIK-ut në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat