rerja e kokave, pjesë e traditës serbe

Lajme

rerja e kokave, pjesë e traditës serbe

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 00:00

Serbët shprehen se janë tronditur nga pamjet se si krerët e ISIS-it presin kokat e kundërshtarëve. Por, prerja e kokave është pjesë e traditës serbe.
Gjatë gjithë historisë së Serbisë, prerja e kokave ishte trofe ose dëshmi e betejës së fituar, ndërsa ato janë shfaqur në vendet publike, si sheshe apo mure të qytetit.

Ata kanë prerë koka edhe si dëshmi ndaj sundimtarëve të tyre se e kanë kryer detyrën. Kështu, si shembull, ia kanë prerë kokën edhe sundimtarit të tyre, Karagjorgjit. Kjo u urdhërua nga shtëpia e Obrenoviqëve, ndërsa këtë akt makabër e kreu kumbara i Karagjorgjit. Dhe, kjo kokë u dërgua në Stamboll si dëshmi e besnikërisë së serbëve ndaj turqve.

Më parë, në betejën e Batoqinës, 400 turqve serbët ua presin kokën dhe ua dërgojnë si Karagjorgjit.

Madje, në gjuhën serbe kanë këtë shprehje: “Shkoi koka, koka në torbë, koka për kokë”, transmeton Telegrafi.

Ata kanë prerë koka edhe në luftërat e Ballkanit. Ndërsa, këtë akt e kryejnë edhe mafiozët e tyre, siç është një rast në vitin 2008, i kryer me shpatë, për shkak të hesapeve të paqëruara të tregtisë me drogë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat