Çka po i tregon Vuçiqi në hartë Hashim Thaçit

Lajme

Çka po i tregon Vuçiqi në hartë Hashim Thaçit

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 23:57

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një fotografi në Facebook, në të cilën shihet kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me një hartë duke u treguar diçka, kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

Rama në Facebook ka shkruar se kjo ka të bëjë projektet e përbashkëta të vendeve ballkanike për ta jetësuar ëndrrën evropiane.

=Dje ka nisur një proces që nga sot na takon ne përgjegjësia për ta shndërruar në historik, duke jetësuar me mbështetjen e Gjermanisë e BE-së projekte të përbashkëta zhvillimi në rrugën e ëndrrës europiane të popujve të Ballkanit. #Faleminderit Gjermanisë dhe kancelares Merkel=, ka shkruar Rama në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat